TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Hosted by: Anna Bora Atelier

Monday, Dec 9 at 20:00h

Already started

Filharmonia E Maqedonisë

GUESTS

26going
101interested

Details


Sfilatë ekskluzive e fustaneve të nusërisë për ditën më të rëndësishme të secilës femër
 
Atelieja e modës Anna Bora dhe drejtuesja e saj Elif Sali ju përgatit kënaqësi të re për të gjitha shqisat, një pleksje të modernes dhe të bukurës. Më 9 dhjetor 2019 në Filarmoninë e Shkupit do të mbahet sfilata e modeleve të bukura të fustaneve të nusërisë për stinën 2020.
Në pistën ekskluzive te modës do të kemi mundësi t’i shohim stilet e ndryshme të fustaneve të nusërisë, që nga dizajnet më progresive, që i ndjekin trendet më të reja të modës, deri te fustanet ekstravagante të nusërisë me modele eksperimentale të frymëzuara nga moda e famshme franceze.
Elif Sali është disenjatore unike, e cila diturinë dhe përvojën e saj e ka fituar nga Instituti i famshëm i Modës “Izet Curri”. Si disenjatore nga Shkupi, ajo pas vetes ka lënë shumë suksese regjionale, kjo falë sensibilitetit unik artistik dhe teknikave progresive. Më shumë për sukseset dhe punimet e saj mund të shihni në profilin zyrtar të ateliesë – https://www.facebook.com/AnnaBoraAtelier/.
Në lidhje me këtë paraqitje të saj ekskluzive ajo deklaroi: “Organizimi i kësaj sfilite për mua paraqet realizim të ëndrrës sime profesionale. Secili fustan i nusërisë këtu paraqet një përjetim të veçantë, me shtesa të punuara në dorë dhe me materiale natyrore. Për mua ky është një gëzim i jashtëzakonshëm, sepse kështu kam mundësi që këto dizajne t’i ndaj me publikun shkupjan që e ndjek modën”.
Sfilata do të mbahet në foajenë e Filarmonisë në orën 20.00. Me këtë rast të gjithë të pranishmit, që do të vendosin që fustanin e tyre të nusërisë ta porosisin në Anna Bora, do të përfitojnë vauçer me lirim përkatës. Hyrja është e lirë për të gjithë interesuarit.