KUSH JANË TË PRIVILEGJUARIT? Raporti përfundimtar i Entit Shtetëror të Revizionit, i qershorit 2026, konstaton se Komuna e Tetovës ka lidhur marrëveshje për kompensimin e detyrimeve për rregullimin e tokës ndërtimore.
Komuna e Tetovës për vitin 2023 ka fshirë kërkesa për tatim në pronë në vlerë prej mbi 23 milionë denarësh (mbi 370 mijë euro). Këtë e ka konstatuar Enti Shtetëror i Revizionit. Derisa BDI-ja opozitare akuzon për keqpërdorime, komuna hesht, shkruan Portalb.mk .
BDI – Dega në Tetovë ka reaguar lidhur me gjetjet e raportit përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion, duke ngritur shqetësime për administrimin e kërkesave tatimore dhe transparencën financiare të Komunës së Tetovës gjatë mandatit të kryetarit Bilall Kasami.