Banorët e lagjes “Varosh” në Krujë janë rikthyer në shtëpitë e tyre pas një nate të gjatë ankthi, teksa zjarri masiv kërcënoi banesat dhe zonat e banuara. Për orë të tëra, banorët qëndruan jashtë shtëpive, duke pritur me frikë nëse flakët do t’u afroheshin banesave.
SYRI TV Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore të Malit të Krujës. Flakët rrezikuan dhjetëra banesa e biznese, një magazinë u shkrumbua plotësisht, teksa ...
Puna për izolimin e dy vatrave të zjarrit vijon në terren, ndërsa forcat e angazhuara po ndërhyjnë në zonat e Panhorit, Greshicës, Drenies dhe Vloshtit. Ekipet po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Pas 7 orësh përballje të pandërprerë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre në territorin ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.