Pas një prej momenteve më të rëndësishme këngëtarja Shkurte Fejza ka sjellë për publikun këngën e saj më të re, “Oj e amla e shpisë”,projekti vjen si një dedikim i veçantë për të bijën, e cila ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re, dedikim për të bijën, Agnesën, e cila u martua javën e kaluar. “Oj e amla e shpisë” titullohet kënga ritmike, e cila është dedikim për të gjitha vajzat që martohen këtë vit, shkruan IndeksOnline.