Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, duke i ftuar sërish të ulen në tryezë për të diskutuar mbi kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Sofra e gurit, e vendosur para Kryeministrisë, vijon të jetë aty si simbol i ftesës për dialog.
Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç raporton gazetari Renaldo Salianji, policia ka gjobitur disa protestues. Mirëpo, protestuesit kanë refuzuar të paguajnë gjobën, ku shkruhet se është bllokuar ...
Revolta studentore vijon edhe këtë të martë, më 3 nëntor, me bojkotimin e auditoreve dhe thirrje për zgjerimin e protestës në të gjitha fakultetet e vendit. Një grup studentësh kanë mbërritur sot te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ku u janë drejtuar ...
ATSH Një grup të rinjsh dhe qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e sotme para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të protestave të ditëve të fundit. Tubimi i sotëm vijoi pas protestës së zhvilluar gjatë ditës ku një grup studentësh u ...
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë në Tiranë. Aktiviteti nisi si një grumbullim përpara dikasterit të Arsimit, nga ku më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.