Ambasada e Serbisë në Madrid ka reaguar pas publikimit të videos ku pretendohej se ishte ambasadorja Irena Sharac, ngatërron flamurin holandez me flamurin serb, përcjell TV21. Nga Ambasada bëjnë të ditur se bëhet fjalë për prezantuesen Jelena Dimitrijević.
Irena Sharac, ambasadorja e Serbisë në Spanjë, u bë objekt vëmendjeje pasi një video që qarkullonte në rrjetet sociale e shfaqte atë duke puthur flamurin holandez gjatë një aktiviteti publik në Madrid, me sa duket duke besuar se ishte flamuri serb.