Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri shërbimet zjarrfikëse në zonat pyjore. Në Malin e Dardhës, në Njësinë Administrative Hotolisht të Bashkisë Librazhd, një vatër zjarri ka kërkuar ndërhyrje të pandërprerë për 11 ditë me radhë, ndërsa autoritetet raportojnë se situata tashmë ...
As Tropoja dhe Hasi nuk kanë mundur t’u shpëtojnë zjarreve të këtyre ditëve. Syri mëson se katër vatra zjarri janë shuar brenda dy ditësh në këto zona, ndërsa situata vijon të mbetet problematike në Lurë, ku një tjetër vatër është ende aktive.
Situata e zjarreve në Tiranë paraqitet e qetë, përveç një vatre në zonën e Selitës me shtrirje në Dajt. Aktualisht, po punohet nga ajri me 2 helikopterë, pasi nga rruga është e pamundur të afrohen forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.
Syri - ORA - Top-Channel - BalkanWeb - Koha - IndeksOnline
Në Krujë janë raportuar vetëm dy vatra të vogla zjarri, në zonën mbi lagjen Abaze, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e tyre. Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme do të ndërhyhet edhe në zonën pyjore, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, si dhe ...
Një vatër zjarri përfshiu masivin pyjor të Peshtanit në Fier, duke djegur një kasolle të braktisur dhe rreth 7 dynymë me shkurre. Zjarri u neutralizua pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ndërsa në terren ndihmuan edhe banorët e zonës..
Një moment mjaft i veçantë dhe prekës është regjistruar gjatë operacioneve intensive për shuarjen e zjarreve në qarkun e Elbasanit. Përveç përballjes së përditshme me vatrat e flakëve, trupat ushtarake në terren po dëshmojnë edhe momente nga jeta e egër detyruar të lëvizë për ...
Fshati Priskë e Madhe në Tiranë vijon të digjet. Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme dhe vijon po shkrumbon toka, të mbjella, bagëti por dhe banesa thonë banorët. Një banore e zonës thotë se zjarrfikësit nuk kishin shkuar natën në zonë, ndoshta dhe për shkak të terreni.
Flaka dhe tymi kanë pushtuar Krujën prej 6 ditësh. Problematike mbetet lagjja Abaze, ku për shkak të sigurisë janë evakuuar banorët nga shtëpitë e tyre. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, teksa mbetet problem rrëzimi i gurëve nga mali.
Në zonën e Vaut të Dejës zjarri i nisur dje po djeg pyllin me pisha. Një banore e zonës tha se flakët kanë nisur rreth orës 21:30. Kemi banesat afër malit. Çdo gjë u bë mjegull. Një tmerr ka qenë. Pastaj kanë ardhur zjarrfikësit. Unë u tmerrova se isha vetëm në shtëpi” thotë ajo.
Një vatër zjarri aktive prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha. Për shuarjen e tij janë aktivizuar forca të shumta zjarrfikëse, 50 efektivë të FA, 2 helikopterë dhe 2 avionë.