Pjesa e dytë “The Albanian Files” nuk dokumenton vetëm arkitekturën e Shqipërisë. Ai dokumenton mënyrën se si lind një ide, si ndryshon një peizazh dhe si ndërtohet një qytet shumë kohë përpara se të derdhet kubiku i parë i betonit.
PJESA I Polemikat për “The Albanian Files” nisën shumë përpara se libri të hapej. Por sapo kalon faqet e para, kupton se debati i vërtetë nuk është për Edi Ramën. Është për mënyrën se si ndërtohet një qytet dhe për aftësinë tonë për ta lexuar një vepër përpara se ta gjykojmë.