Një nga sfidat e gazetarëve sot në raportimin e ngjarjeve fatale për jetën, që bëhet objekt i diskutimeve edhe në redaksi, është jo vetëm ruajtja e ekuilibrit profesional me atë njerëzor, por që sensacioni të mos shkaktojë të tjera tragjedi.
7.7 vetëvrasje për 100 mijë banorë është norma e raportuar në Shqipëri. Shifra e rendit vendin në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit dhe Europës, por ekspertët ngrenë shqetësimin për saktësinë e të dhënave të raportuara.