Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se, në mesin e të lënduarve është edhe një grua shtatzënë, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë pikës kufitare të Morinës, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin. Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Sipas të dhënave, një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë. Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bicaj, ku një automjet tip Volkswagen me targa AA855VJ ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar mbi një shtëpi. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy ...