Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë. Vetëm në këtë numërim ajo ka marrë më shumë se 69 për qind. Është ulësja e tretë që i shtohet Vetëvendosjes nga numërimi i deritashëm i votave nga diaspora.
Më shumë se 83 për qind të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ka fituar Lëvizja vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare të 7 qershorit.
Prishtinë, 13 qershor Zhurnal.mk – Vijon numërimi i votave për zgjedhjet në Kosovë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po përpunohen votat e ardhura nga përfaqësitë diplomatike dhe ato të dërguara me postë.
Koha.net - RTSH - IndeksOnline - INa