Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë në sektorin e energjetikës pritet të zgjerohet edhe më tej, me fokus në efikasitetin energjetik, modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e teknologjive të gjelbra, transmeton Portalb.mk .
Bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe vendosmëria e përbashkët për ta thelluar atë më tej, me theks të veçantë në energji, projekte infrastrukturore dhe tranzicion të gjelbër, u konfirmuan në takimin e sotëm të punës midis Ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ...