Tetovasot – Një 42-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se vajza e tij 15-vjeçare është ndjekur nga një person me biçikletë në rrugën “Ilinden”, i cili i ka drejtuar fjalë dhe tinguj të papërshtatshëm. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Një 35-vjeçar nga Shkupi është marrë në bisedë zyrtare pasi ish-partnerja e tij ka denoncuar se ai e kishte përndjekur, i kishte dërguar mesazhe dhe se nën automjetin e saj ishte gjetur një pajisje për ndjekje. Policia po heton të gjitha rrethanat e rastit, raporton Tetovasot.