Besjana Mulaj / RTK Deponia e mbeturinave në fshatin Sferkë të Pejës është kapluar nga zjarri. Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe ende nuk dihen shkaqet, por mbeturinat e grumbulluara vazhdojnë të lirojnë tym, duke ndotur në masë të madhe zonën përreth.
Një zjarr i madh ka kapluar deponinë e mbeturinave, në Sferkë të Pejës. Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se zjarri është përfshirë në një hapësirë të konsiderueshme të deponisë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Më poshtë pamje: