Një sipërmarrës amerikan në sektorin e teknologjisë, Adam Robinson, 45 vjeç, humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij, Helen Sharp, 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Emma, 4 vjeçe, dhe Charlie, 2 vjeç, në rrëzimin e një avioni privat në Florida.
Natalia Gadella Filgueiras, 20-vjeçarja që kishte tërhequr vëmendjen e mediave amerikane pasi mësoi të pilotonte avionin para se të merrte patentën e makinës, humbi jetën në një aksident tragjik ajror në Florida.
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në jug të Floridës në SHBA, ku një avion privat është përplasur në një zonëbanimi në Greenacres, në kontenë Palm Beach. Përplasja shkaktoi një shpërthim të fuqishëm dhe zjarr masiv, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se ka disa viktima.