Katër turiste që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan. Në një deklaratë për A2 CNN ato sot shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara.
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e qarkut Vlorë, duke vështirësuar situatën për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Një prej vatrave është shfaqur në zonën e Kriporës, pranë fshatit Panaja, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ...
Forcat e Armatosura vijuan gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri në Himarë. Përmes një reagimi, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri të ditur se në terren ndodhen 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa nga Forcat e Armatosura ishin në ...
Një situatë e rëndë zjarri është raportuar në zonën e Himarës, me flakët që po përparojnë në drejtim të zonave të banuara. Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, banorëve u është bërë thirrje urgjente të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që mund të ...
Gazetari Xhemil Beharaj raportoi për Syri Tv nga rruga nacional Levan Fier, aty ku një zjarr masiv ka shkaktuar panik dhe ka mbajtur të bllokuar rrugën nacionale për rreth pesë orë. Për shkak të erës së fortë dhe intensitetit të lartë, flakët kanë kapërcyer rrugën nacionale ...
Vatra e zjarrit e shfaqur në fshatin Picar gjatë pasdites është vënë plotësisht nën kontroll dhe është shuar përfundimisht. Njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 18:35, kohë në të cilën strukturat e Shërbimit Zjarrfikës (MZSH) janë mobilizuar menjëherë për ndërhyrje.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë gjatë mbrëmjes në Levan, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Fierit. Nufi është informuar në terren për përhapjen e flakëve, gjendjen e vatrave dhe punën e strukturave të emergjencave për izolimin ...
Syri - Syri - Shqiptarja - BalkanWeb - Top-Channel - ORA