Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, transmeton IndeksOnline. Si pasojë e përplasjes janë krijuar kolona të gjata automjetesh dhe është rënduar qarkullimi në këtë pjesë ...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Kijevë të Malishevës, transmeton IndeksOnline. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor i ngarkuar me miell.
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Pejës, transmeton IndeksOnline. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy vetura. IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes e ku shihem dy veturat e akisndetuara të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon nga Prishtina drejt Mitrovicës. Sipas pamjeve të sigurara nga Indeksonline në këtë aksident trafiku janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.