Reporterët pa Kufij kanë shprehur shqetësim dhe zhgënjim për shpërfilljen e GJKKO ndaj reagimeve të gazetarëve për rregulloren e re. Në një reagim për Report Tv, organizata ndërkombëtare u bën thirrje autoriteteve gjyqësore që të ndërhyjnë për të ndryshuar rregulloren.
TemA - ORA - ORA - Top-Channel
Ka hyrë sot në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila përcakton rregulla të reja për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe sjelljen në ambientet e gjykatës.
Shoqatat e gazetarëve vijojnë me kundërshtitë për rregulloren e re të GJKKO -së qe futet në fuqi nga sot, duke sjellë kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave dhe regjistruesve nga gazetarët brenda në sallën e gjyqit.
GJKKO ndryshon mënyrën e komunikimit me mediat. Me hyrjen në fuqi të rregullores së re të brendshme për sigurinë, rendin dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, grupi aktual i WhatsApp-it me gazetarët nuk do të jetë më aktiv.
Pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) për hyrjen në fuqi të Rregullores së re të GJKKO-së, ka reaguar edhe rrjeti rajonal SafeJournalists, i cili shpreh shqetësim për disa prej dispozitave që lidhen me aksesin dhe punën e medias në gjykatë.