Për 75 ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta e 75 e bulevardit përsëriti kërkesën për qeveri teknike, duke ritheksuar se nuk do të largohen nga sheshi.
Gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, një nga protestuesit i është drejtuar turmës me një thirrje të fortë për bashkim, duke paralajmëruar një ultimatum drejtuar kryeministrit Edi Rama pas 75 ditësh rezistencë.
Gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Shqipëria po digjet, Rama po krihet!”, ...
Ka nisur sot dita e 74-të e protestës radhazi kundër kreut të ekzekutivit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarët po vijojnë të grumbullohen në shesh, ndërsa thirrjet për ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje masive po bëhen gjithnjë e më të forta.