Vetëm 17 vjeç, por Elson Himallari po tregon “arsenalin” e tij te Partizani me ekipin e parë. Në derbin e kryeqytetit, sulmuesi shënoi golin e vetëm te “Demat e Kuq”, pas inkursionit fantastik të Xhuliano Skukës.
Paraqitja e Xhuliano Skukës ndaj Tiranës në derbi, mund të vlerësohet pa frikë si më e mira pas rikthimit te Partizani prej verës së vitit 2025. Edhe pse sulmuesi nuk gjeti rrugën e rrjetës, asistoi te goli i Himallarit.