Pas marrjes nën kontroll të protestës para Kuvendit, Muli ka një plan për të marrë nën kontroll edhe protestën para Kryeministrisë. Disa zëra nga Flamingot kanë kundërshtuar pushtimin e protestës prej Mulit, por kjo nuk e zbraps.
Pas aksionit të sotëm të dhunës para Kuvendit, Muli ndihej i çliruar. – Më në fund e hoqa këtë sikletin e protestës – i tha Lelos. – Rrinim gjithë frikë nga disa legena se mos na shanin aty. Sot ishte e kundërta. Gjithë sikleti ishte t'i përmbanim. – Çfarë ndodhi? – i tha Lelo.
Pas rënies së protestës, grupi i Hapiqistave është fokusuar te data 23 korrik, që do të jetë seancë parlamentare. Plani është që atë ditë, përveç vezëve, të përdoren edhe mjete të tjera sulmuese ndaj deputetëve. Për këtë, grupi i Hapiqistave kërkoi konsultime informale me Mulin.