Mbështetja financiare për familjet me fëmijë pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm. Në vend të pagesës së menjëhershme pas lindjes, familjet do të përfitojnë një shumë mujore që do të jepet nga momenti i lindjes së fëmijës deri në moshën 5 vjeç.
Në vend të 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm shteti do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç.