Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar praninë e patrullave policore pranë pikave kryesore të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet.
Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë. Ky shtim i pranisë policore të misionit evropian ka ardhur si shkak i lëvizjeve të shumta të qytetarëve nga komuniteti serb, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet në Serbi.
V.Th / RTKLive Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar pranë pikave kryesore të kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ditën e zgjedhjeve në Serbi.