Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për pagat e magjistratëve, duke theksuar se çdo shpenzim nga buxheti i shtetit duhet të mbështetet në një autorizim të qartë ligjor. Ministri Gogu tha se problemi me pagat e magjistratëve lidhet me ...
Prokuroritë e Elbasanit dhe Beratit kanë kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e administratës, pasi urdhërpagesat e tyre nuk janë ekzekutuar.
Përplasjes për pagat në sistemin e drejtësisë i shtohet një tjetër zhvillim. Teksa kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë KLGJ-në dhe KLP-në për vendimet e marra për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e ...
KLGJ i është përgjigjur Ministrisë së Financave, pas deklaratave se pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë nuk janë bllokuar, por se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi një ...
Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar sot në 2 shtator pas deklaratës së Ministrisë së Financave, se për pagat mund të veprohet vetëm pas miratimit nga ana e Kuvendit. Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, qëndrimi i sotëm i Ministrisë së Financave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.