Ndoshta transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona nuk duhet të jetë befasi, edhe nëse zëvendësimi i Lamine Yamalit në krahun e djathtë të sulmit është i pamundur. Ishte Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, që ia mundësoi Adeyemit debutimin te Gjermania.
Karim Adeyemi është prezantuar si lojtar i ri i Barcelonës. Para mediave, në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Barçës, ai tha: “Do të më duhet të mësoj spanjisht, edhe pse nuk mendoj se do të jetë e vështirë për mua sepse jam i mirë në gjuhë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, prej afro një viti i është futur edhe tregut të transferimit të lojtarëve dhe së fundmi ka marrë pjesë në një nga operacionet më të bujshme të merkatos evropiane.
Barcelona ka shtuar një tjetër emër të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke zyrtarizuar transferimin e Karim Adeyemit nga Borussia Dortmund. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas, e cila do ta mbajë të lidhur me “blaugranët” deri në verën e ...