Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Cilësia e tij përcakton jo vetëm nivelin e përgatitjes profesionale të brezave të rinj, por edhe aftësinë e një shteti për të zhvilluar ekonominë, institucionet, kulturën dhe jetën shoqërore.
Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet politike dhe besnikëria ndaj ...
Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë! Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë fituar edhe autoritetin shkencor.