Raphinha ka shënuar një super gol në ndeshjen e sotme të Barcelonës ndaj Aston Villa-s. Braziliani u asistua nga Fermin në minutën e 52-të, shkruan IndeksOnline. Ai shënoi pak nga brendia e 16-metërshit, për të dyfishuar epërsinë e katalunasve.
Barcelona ka kaluar në avantazh ndaj Aston Villës që në minutën e 7-të, falë Lamine Yamal. Një gabim i mbrojtjes angleze i dha mundësinë talentit katalanas të përfitonte, duke dërguar topin në rrjetë nga afër dhe duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin: 1-0 për Barcelonën.
Barcelona po përjeton një sezon spektakolar në aspektin ofensiv, ndërsa një pjesë e madhe e meritës i takon dyshes Lamine Yamal-Raphinha. Dy sulmuesit janë shndërruar në një makineri të vërtetë golash dhe asistesh, duke regjistruar shifra që lënë pas rivalët e tyre në klubet më ...
Barcelona zotëron dyshen më të mirë sulmuese deri tani në Europë për këtë sezon. Lamine Yamal dhe Raphinha kanë qenë të jashtëzakonshëm deri tani, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 14 asiste. Raphinha ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë tri asiste në 12 ndeshje.
Raphinha po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën. Sulmuesi brazilian ka barazuar një rekord historik të Lionel Messit, pasi realizoi dy gola në përballjen kundër Deportivo Alavésit, duke arritur në kuotën e 15 golave pas 11 xhirove të para të La Ligës.