Reçica e Madhe është mbuluar nga dhimbja dhe pikëllimi pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të pionierit të ri, Loni. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Bashkësia Lokale Reçicë e Madhe, e cila përmes një mesazhi prekës ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Bashkësia lokale e fshatit Reçicë e Madhe ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të një 14-vjeçari, duke e cilësuar atë si një pionier të ri që la pas pikëllim të madh në familje dhe në gjithë komunitetin.