Borja Mayoral ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij, José Mourinho, duke deklaruar se portugezi nuk di ta pranojë humbjen dhe se bënte komente të papërshtatshme në dhomat e zhveshjes, të cilat nuk pëlqeheshin as nga ai dhe as nga bashkëlojtarët e tij.
Sulmuesi i Getafes i bëri këto deklarata në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, ku kujtoi periudhën kur punonte nën drejtimin e Mourinhos te Real Madridi. Edhe pse ishte shumë i ri në atë kohë, Mayoral pati mundësinë të stërvitej nën drejtimin e emrave si Zinedine ...