Meqenëse gjykata ka konstatuar se janë provuar krimet ndaj 96 të vrarëve, 49 personave të trajtuar mizorisht, 303 personave të torturuar dhe 385 personave të ndaluar arbitrarisht, atëherë këtu nuk bëhet fjalë vetëm për katër veta që janë në Hagë.
Në vitin 2015, Kosova ishte në një situatë ku çdo lëvizje e përkeqësonte pozicionin e saj. Por ajo ishte e detyruar që të lëvizte. Mekanizmi për ngritjen e një tribunali nga OKB-ja ishte “Shpata e Demokleut” që u mbajt mbi kokën e lidershipit politik të Kosovës në vitet ...
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot dha një mesazh të rëndësishëm institucional. Me 91 vota për dhe asnjë kundër, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratua në lexim të parë.