Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e rëndë të zjarreve ku është përfshirë Shqipëria. Me një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se, emergjencat civile shtohen çdo vit dhe fondet pakësohen.
Eksperti i mjedisit Abdulla Diku, në një intervistë për “Edicionin e Pasdites” në SYRI TV, e cilësoi dramatike situatën e zjarreve në vend, duke kritikuar mungesën e masave parandaluese dhe menaxhimin e pyjeve.
Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu: Shqipëria po digjet, nga cepi në cep, ndërsa Edi Rama shëllehet në Dhërmi, ku ka marrë Alex Sorosin që ta ndihmojë të shuajë flakët që protesta qytetare i ka vënë qeverisë së tij.
Këshilltari i Sigurisë në PD, Xhemal Gjunkshi me anë të një reagimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë në Lurë, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit. ‘Qytetarët kanë nevojë për shtetin në terren, jo për deklarata nga zyrat e institucioneve.