Elton Qyno - Syri.Net Grabitja me armë e filialit të “Raiffaisen Bank”, në zonën e kompleksit “Kika” në Tiranë, ka ngritur dyshime të forta për anëtarët e grupit hetimor se në këtë ngjarje, mund të kemi të njëjtin autor që grabiti në 2 Qershor 2026 filialin e “OTP Bank”.
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen.
Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm tre minuta. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po shqyrton disa pista, përfshirë mundësinë që autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.