Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike shënon sot ditën e 76-të të saj. Lëvizja, e cila nisi fillimisht kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një protestë më të gjerë, me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Për 75 ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta e 75 e bulevardit përsëriti kërkesën për qeveri teknike, duke ritheksuar se nuk do të largohen nga sheshi.
Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon te zona e Piramidës, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë. “Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ...
Gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Shqipëria po digjet, Rama po krihet!”, ...
Në ditën e 73-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke kërkuar reagim dhe drejtësi ndaj zyrtarëve që i akuzojnë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.