Një pensionist nga Durrësi, pjesëmarrës në protestë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike dhe qeverisjes ndër vite. “Ky shtet më ka vjedhur jetën për 35 vite. Poshtërsitë e këtij kryeministri nuk kanë fund. Do të japë dorëheqjen, nuk ka kthim pas”, u shpreh ai.
Një e moshuar ka rrëfyer shqetësimet e saj gjatë protestës, duke ngritur pretendime për probleme me drejtësinë dhe policinë. “Jam një e moshuar që kam probleme me drejtësinë, me policinë. Më kanë vjedhur shtëpinë, dikur ma morën dhe sot djalin e kam në burg”, u shpreh ajo.
Në protestën e 49 një pensionist është shprehur se qytetarët duhet të dalin në shesh masivisht dhe të protestojnë për të drejtat e tyre. “Protestoj që të vendoset minimumi jetik. Pensioni nuk na del as për ilaçe. Na ndihmojmë fëmijët tonë.