Toni Nake , autori i dyshuar i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara , është marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e tij mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë .
Një sherr i ndodhur një ditë më parë mes dy personave degradoi në përdorimin e thikës. Një 49-vjeçar ndërroi jetë pas plagëve të marra. Kreshnik Cara kishte marrë disa goditje dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Policia ka vendosur në pranga një 50-vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës të shtetasit K. C., 49 vjeç, në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. Pas njoftimit për dëmtimin me mjet prerës të shtetasit K. C.