Dëgjimi i muzikës për vetëm 20 minuta mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve fizike dhe simptomave të depresionit që shoqërojnë dhimbjet e vazhdueshme. Këtë e sugjeron një analizë shkencore që ka përmbledhur rezultatet e nëntë studimeve klinike me gjithsej 787 pjesëmarrës.
Dhimbja është faktori numër një dobësues në mbarë botën dhe arsyeja më e shpeshtë për konsultimin me mjekët në vendet e zhvilluara. Pjesa më e madhe e këtyre dhimbjeve fizike janë rezultat i mënyrës tonë të jetesës sedentare ose të tensionuar.