Në kuadër të realizimit të projektit madhor të gazifikimit të Korçës kanë nisur investigimet gjeoteknike dhe gjeofizike në terren, një fazë e rëndësishme për përgatitjen e infrastrukturës së re dhe avancimin e projektit.
Korça pritet të konkretizojë modernizimin e infrastrukturës së saj energjetike. Në terren, kanë nisur investigimet gjeoteknike dhe gjeofizike për projektin e gazifikimit të qytetit, proces që shënon fazën e parë konkrete të këtij investimi strategjik.