Vlora, përveç Evropës, po tërheq vëmendjen gjithnjë e më shumë edhe të të rinjve apo turistëve nga kontinente të largëta. Nuk është më e çuditshme që të gjesh në rrugët e qytetit, veçanërisht pranë bregdetit, të rinj që vijnë nga Brazili apo Argjentina e largët.
Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë shtetas të huaj, jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si një qytet për të jetuar dhe punuar. Të dhënat e Sektorit të Migracionit në Vlorë tregojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave për leje qëndrimi dhe leje të veçanta.