Aventura e dytë e Roberto Mancinit në pankinën e Italisë do të nisë nga Olimpico i Romës. Trajneri nga Jesi që duhet të fitojë faljen e tifozëve do të ketë menjëherë një ndeshje impenjative me të cilën do të nisë Nations League; atë me Belgjikën e Mark Van Bommel.
Davide Frattesi foli në grumbullimin e Italisë për rikthimin e Roberto Mancinit: “Jam shumë i lumtur që Mancini është rikthyer. Për largimin e tij vite më parë nuk na takon neve lojtarëve të gjykojmë. Tani kam rigjetur Mancinin që kishim lënë.
Java ka filluar, duke shënuar rifillimin e aventurës së Roberto Mancinit si trajner i Italisë. Mandati i tij i dytë në krye të ekipit kombëtar do të fillojë zyrtarisht të premten në mbrëmje, kur Italia pret Belgjikën në Olimpico në Romë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të ...