Ngjashëm sikurse në Ladorisht të Strugës, edhe skenari i Bit Pazarit u shpik nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht nga vet ministri i saj, Lubomir Fërçkovski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, siç ishin: Pavle Trajanov, Sllobodan Bogoevski, Bexhet Bexheti, ...
Nga Stacioni Policor i Bit Pazarit arritën rreth 50 policë të armatosur deri në dhëmbë, të pajisur me helmeta, jelekë antiplumb, pushkë të gjata luftarake dhe të shoqëruar nga dy autoblinda. Turma, e cila tashmë numëronte rreth 2000 deri në 3000 vetë, filloi të përleshej me ta, ...