Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Profesori universitar në pension, Borçe Davitkovski, ka kritikuar mënyrën se si janë ndryshuar modelet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se qytetarët asnjëherë nuk janë pyetur se çfarë sistemi zgjedhor dëshirojnë.
Që nga viti 1991, kemi ndryshuar tre modele zgjedhore, nga shumica klasike, në të kombinuar dhe tani proporcionale, me gjashtë njësi zgjedhore, thotë Borçe Davitkovski, një profesor universiteti në pension, në intervistën e sontme në emisionin “Top Tema” në Tv Telma.