Zyrtarët izraelitë kanë shprehur skepticizëm mbi përpjekjet e fundit diplomatike të SHBA-së me Iranin, duke argumentuar se presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij po ndjekin një marrëveshje “me çdo kusht”, transmeton Anadolu.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po përpiqet t’i japë Iranit çdo shans për të negociuar “para prerjes së kokës”. Duke iu përgjigjur pyetjeve në Zyrën Ovale, presidentit amerikan iu bë pyetja pse i anuloi sulmet e kërcënuara kundër Iranit mbrëmë.