Një e re, e pranishme në protestën e 47-të, tha se nuk do të heqin dorë nga tubimet, ndërsa ia adresoi këtë mesazh klasës politike. Ajo u shpreh se të rinjtë nuk do të largohen nga vendi dhe do të vijojnë të kërkojnë ndryshim.
Në protestën e 47-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, disa studentë zgjodhën të përcjellin një mesazh simbolik përmes një aksioni të veçantë. Të veshur me uniforma diplomimi dhe me pankarta në duar, studentët hodhën kapelet e diplomimit në shesh, duke e ...
Disa studentë, të veshur me uniforma dhe kapele diplomimi, i janë bashkuar mbrëmjes së sotme protestës para Kryeministrisë. Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme, për të denoncuar nepotizmin në Shqipëri.
Një e re, pjesë e lëvizjes studentore, tha gjatë protestës së 47-të se të rinjtë janë lodhur nga largimi jashtë vendit dhe nga përsëritja e të njëjtave figura politike. “Jemi lodhur duke bërë diploma për rrugët e Europës. Rinia është lodhur nga të njëjtat figura politike.