Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve, banorët e zonave të rrezikuara në Krujë janë rikthyer mëngjesin e sotëm pranë banesave të tyre. Kreu i PD-së së Krujës, Aulon Kalaja, ka qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe pasojat e zjarrit.
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në territorin e Krujës janë dy vatra zjarri nën monitorim, ndërsa strukturat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur objektet ...
Puna për izolimin e dy vatrave të zjarrit vijon në terren, ndërsa forcat e angazhuara po ndërhyjnë në zonat e Panhorit, Greshicës, Drenies dhe Vloshtit. Ekipet po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në Malin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Sipas autoriteteve, situata në terren është aktualisht e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ...