Ish-selektori i Kosovës, Rami Hadar, është emëruar trajner te klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se Hadar do ta drejtojë skuadrën për dy vjet. Gazetaria profesionale është interes publik.
Trajneri izraelit, Rami Hadar ka vendosur të rikthehet në basketbollin kosovar. Këtë herë jo tek Peja por tek skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli me marrëveshjen që u zyrtarizua gjatë këtyre çasteve.