Tetë resorë janë në fokus, ndërsa nis një rikonstruim i madh i pushtetit ekzekutiv. Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë ka mbërritur në Kuvend, ndërsa seanca është caktuar për të hënën, më 13 korrik, informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Rikonstruimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk do të kufizohet vetëm në nivel ministrash, por pritet të shtrihet edhe te zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve shtetërore, mësohet nga burime qeveritare për INA.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj pas rikonstriuimit të qeverisë, përcjell TV21. “Po mblidhen biografitë, mendoj që sot, personi që është përgjegjës për çështje të kuadrove, sekretari për çështje ...