Kushtet e rënduara atmosferike po shkaktojnë vështirësi në zhvillimin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Përmbytjet e rrezikuara në Florida kanë detyruar autoritetet të zhvendosin me urgjencë 18 qendra votimi në shtatë qarqe, vetëm 45 minuta para hapjes së tyre.
Stuhitë dhe shiu i kanë vështirësuar kushtet e votimit në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, të paktën në disa shtete. Në Florida, 23 qendra votimi u zhvendosën me një njoftim të shkurtër për shkak të rrezikut të përmbytjeve.
Stuhitë e fuqishme, erërat me shpejtësi uragani dhe rreziku për tornado pritet të përfshijnë pjesë të Teksasit dhe Kansasit, në një ditë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, ku zhvillohen zgjedhjet e mesit të mandatit.