Futbollisti kosovar, David Domgjoni është bërë me skuadër të re. Domgjoni ka firmosur me skuadrën nga Azerbajxhani, Kapaz PFK, shkruan Indeksonline Kjo skuadër bën gara në Premier Leaguen e Azerbajxhanit. 29-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Izraeli, Jerusalem.
Mbrojtësi David Domgjoni karrierën do ta vazhdoj në Azerbajxhan. Ai të martën është prezantuar te Kazap PFK e Azerbajxhanit. Domgjoni, i cili ka luajtur tri ndeshje për Kosovën, së fundi ishte pjesë e Hapoel Jerusalemi i Izraelit.