Visar Shatrolli/ RTK Armatosja e shpejtë e Serbisë po rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Investimet e Beogradit në avionë luftarakë, dronë, sisteme raketore dhe armë të avancuara po vlerësohen më shumë sesa një proces i ...
Armatosja e shpejtë e Serbisë po rikthen në vëmendje shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Investimet e Beogradit në avionë luftarakë, dronë, sisteme raketore dhe armë të avancuara po vlerësohen më shumë sesa një proces i zakonshëm modernizimi.
Bota po hyn në një periudhë të re të pasigurisë strategjike. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kinës po krijojnë një realitet të ri, ku fuqitë e mëdha duhet të menaxhojnë njëkohësisht disa kriza dhe fronte të mundshme.