Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit. Në Prishtinë të martën në pikën kufitare Stançiq është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut për të njëjtën vepër. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të lidhura me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Në Stançiq, më 22 shtator, është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.